DREJTIMET DHE PROFILET

Në Shkollën e Mesme të Ndërtimit “Karl Gega”

funksionojnë këto drejtime:


NDËRTIM, (sistemi 2+1+1)

Me mbarimi e 2 viteve të para nxënësit marrin një dëshmi, si punëtorë me njohuri në këtë specialitet. Me mbarimin e vitit të tretë nxënësit japin provim dhe marrin dëshmi si specialiste në profil të ngushtë. Ne vitin e katërt jep provimet shtetërore dhe merr diplomë si specialist në nivelin e teknikut, projektues të objekteve  dhe menaxher biznesi në fushën e ndërtimit.


PERPUNIM DRURI (sistemi 2+1+1)

Me mbarimi e 2 viteve të para nxënësit marrin një dëshmi, si punëtorë me njohuri në këtë specialitet. Me mbarimin e vitit të tretë nxënësit japin provim dhe marrin dëshmi si specialiste në profil të ngushtë. Në vitin e katërt jep provimet shtetërore dhe merr diplomën si specialist – menaxher në nivelin e teknikut.


INSTALUES I PAJISJEVE HIDROSANITARE DHE VENTILUES (sistemi 2+1+1)

Me mbarimi e 2 viteve të para nxënësit marrin një dëshmi, si punëtorë me njohuri në këto specialitete. Me mbarimin e vitit të tretë nxënësit japin provim dhe marrin dëshmi si specialiste në profil të ngushtë. Në vitin e katërt jep provimet shtetërore dhe merr diplomë si specialist për  instalimet hidrosanitare, ventiluese, të ngrohjes bashkohore dhe menaxher në nivelin e teknikut.


KONFEKSIONE (sistemi 2+1+1)

Me mbarimi e 2 viteve të para nxënësit marrin një dëshmi, si punëtorë me njohuri në këtë specialitet. Me mbarimin e vitit të tretë nxënësit japin provim dhe marrin dëshmi si specialiste në profil të ngushtë. Në vitin e katërt jep provimet shtetërore dhe merr diplomë si specialist modelist, stilist dhe menaxher ne nivelin e teknikut.


AUTOMEKANIKE (sistemi 2+1+1)

Me mbarimi e 2 viteve të para nxënësit marrin një dëshmi, si punëtorë me njohuri në këto specialitete. Me mbarimin e vitit të tretë nxënësit japin provim dhe marrin dëshmi si specialiste në profil të ngushtë. Në vitin e katërt jep provimet shtetërore dhe merr diplomë si specialist dhe menaxher në nivelin e teknikut.


GJEODEZI (sistemi 4-vjeçar)

Me mbarimin e kësaj dege të vetme në Shqipëri nxënësit japin provime shtetërore, diplomohen Gjeodet dhe mund të punësohen në dy drejtime: Në zbatimin e punimeve inxhinierike, hidroteknike dhe në projektim e tyre.

Mekanike (Sistemi  2+1+1)

Dege qe u  miratua nga MAS ne vitin shkollor 2014 -2015 .  Rezultoj nje  nder deget me te  kerkuara te shkolles tone .           Me mbarimin e  nivelit te pare , te dyte dhe te trete per  4 vite, nxenesi   merr  Diplome te Matures shteterore dhe Certifikate tenivelit tetrete  per mekanik te pergjithshem .



Në sistemin par-time funksionojnë edhe këto Drejtime:

  • GJEODEZI (sistemi 4-vjeçar) 
  • PERPUNIM DRURI (sistemi 2+1+1)
  • AUTOMEKANIKE (SISTEMI 2+1+1)