Historiku i Shkollës
Shkolla e Ndërtimit “Karl Gega“ Tiranë
Është një shkollë me tradite dhe i ka fillimet e saj që para çlirimit në përbërje të shkollës Harri Fulz. Pas çlirimit te vendit, kur u çel shkolla Politeknikumi “7 Nëntori“ në Tiranë, në të cilën vazhduan studimet e ndërprera nga lufta nxënësit që ndiqnin shkollën teknike para çlirimit. ku fut si profil më vete edhe shkolla e ndërtimit
Në vitet që do të pasonin, kjo shkollë do vazhdonte të plotësonte nevojat e vendit për rindërtim duke u zhvilluar më tej dhe duke u shkëputur nga shkolla mëmë. Ajo do të vazhdojë të ecte përpara duke operuar në fillimet e saj në dy vite shkollore dhe duke nxjerrë kështu teknikë gjeometër.
Në vitin shkollor 1948-1950, shkolla u quajt, “Teknikumi i Ndërtimit” 3 vjeçar me të drejta të plota për të ndjekur studimet e larta.
E tillë qëndroi deri më ‘1954, me vendim të qeverisë, dega e ndërtimit në Politeknikumin “7 Nëntori“, transferohet në Qytetin e Nxënësve ku mori emrin Teknikumi i Ndërtimit “8 Nëntori“, sot Shkolla e Ndërtimit “Karl Gega“.
Shkolla e Mesme e Ndërtimit “8 Nëntori“, si shkollë e rregullt 4 vjeçare, nisi aktivitetin e saj më ‘1954, me program krejt teorik me mjete mësimi shumë të pakta. Drejtor i parë i saj u emërua Z. Koço Katundi.
Deri në vitin 1962 u ndërtuan; palestra, ofiçina të cilat u ndërtuan nga vete nxënësit. Në këtë shkollë u përgatiten nxënës punëtorë që morën arsimin përkatëse në një periudhë dy vjeçare. Gjatë kësaj periudhe nga inxhinierët e shkollës u përgatitën të gjitha tekstet dhe u kompletua baza e praktikave mësimore me poligonin e ndëertimit dhe repartin e zdruktharise, Laboratorin e hidraulikes, Laboratorin e gjeodezisë, e Kimisë dhe Fizikës.
Nga viti 1963 e deri me 1966, drejtor shkolle u emërua Z. Shaban Daja. Në po këtë vit u bënë përpjekje për të futur punën prodhuese dhe në kantiere ndërtmi.
Nga 1962 deri me 1972 drejtor i shkollës emërohet Z. Zija Reçi.
Në vitin 1967, shkolla u vendos në ndërtesën që është edhe sot, nën drejtimin e Z. Agim Bimbashi. Ky vit është edhe viti i dhënies së kategorizimeve të nxënësve, te cilët para katër vjetësh merrnin pjesë në punën prodhuese që nga viti i parë me program të veçantë. Në këtë periudhe u kalua edhe në sistem kabinetesh. Që nga ky vit e më pas shkolla pësoi ndryshime cilësore, u plotësuan nevojat me tekste, si dhe kabinetet matematike, fizike, kimie, ushtarake, gjeodezi, konstruksione, rruga ura, vizatim teknik, mekanizëm, letërsi etj.
Në vitin 1976 filloi për herë të parë Dega e drurit.
Në drejtim do të vijnë me radhë Z. Kujtim Qinami 1974, Z. Rakip Idrizi 1976, Z. Fitim Zajmi 1984, Z. Zija Zajmi 1991, Zj. Irena Dado 1993, Z. Gëzim Sinoimeri 2000, Z. Genci Mosho viti 2001, Vladimir Rumano 2005, Bashkim Mertiri 2007 dhe sot Agim Jakupi. 2008.
Mbas viteve 90, me përmbysjen e sistemit kounist dhe me fillimet e reja Shkolla e Ndërtimit hasi vështirësi shumë të mëdha, mbeti e paprekur si godinë, në të nuk u thye as edhe një xham dhe me një trupe pedagogjike tepër aktive qe diti tu përshtatej ndryshimeve,dhe me ndryshime te mëdha në strukture.
Mbas diskutimesh dhe studimesh shkencore Ministria e Arsimit vendosi që në vitin shkollor 1996, shkolla të kalojë me një sistem të ri tre vjeçar, me perspektivë për pesë vjeçar.
Hapja e degëve te reja si: konfeksionet, degë e cila iu bashkëngjit kësaj shkolle pas 90, hidrosanitarë, ndërtim 5-vjeçar, topograf 5-vjeçar bëri që shkolla gradualisht të marrë veten dhe tashme ajo mund te renditet si nga shkollat me prioritet në fushën e arsimit.
Ne vitin 1997 Ministria e Arsimit në bashkëpunim me shtetin Danez i dhuruan shkollës sonë një repart mjaft te kompletuar si për degën e ndërtimit, ashtu edhe për lëndët hidraulikë, mjaft me rëndësi për zhvillimin e praktikave të këtyre lëndëve.
Në vitin 2008 u hap dega e Automekanikës.
Respekt dhe vëmendje të veçante meritojnë në ketë shkolle si drejtuesit, ashtu edhe mësuesit, të cilët me kujdes dhe dashuri kane ditur të edukojnë breza të tërë nxënësish, që sot janë shpërndarë në të tërë vendin, duke dhëne kontributin e tyre në mirëqenien e shoqërisë shqiptare.
Sot kjo shkolle me sistemin e ri 2+1+1 vazhdon të nxjerre nxëenes puntorë në profilet e mësipërme me mbarimin e nivelit të parv (2 vjet), specialistë në nivelin e dytë (2+1) dhe teknike menaxherë në nivelin e tretë (2+1+1)të aftë të përballen edhe me sfidat e rejat e artit të ndërtimit, mobilierisë, konfeksioneve, hidrosanitareve, automekanikëve etj.Kemi besim të plotë se kjo shkollë do të ecë edhe më përpara si me programet, me metodat e mësimdhënies, ashtu edhe në rritjen e nivelit të përvetësimit nga ana e nxënësve.