60-vjetori i shkolles tone

 

       Ju  përshëndes  dhe  ju  uroj  mirëseardhjen , miq  të  dashur  në  këtë       60 – vjetor  të  shkollës  që  mban  një  emër  të  madh , emrin  e   “Karl  Gegës”.

   Pjesmarrja  juaj  sot  e  rrit  më  tej  dinjitetin  dhe  vlerat  e  kësaj  shkolle  që  ndër  vite  ka  bërë  emër.

 

 

 

 

Është  kjo  datëlindja  e  60  - të.

     Të  festosh  datëlindje  shkollash  do  të  thotë  të  përqafosh  dije  e  kulturë  nga  këto  vatra    shkollimi  që  mbartin  gjatë  këtyre  dekadave  peshën  e  suksesit  të  secilit  prej  nesh  në  jetë.

       Është  kjo  një  shkollë  Epope  ku  gjatë  60  viteve  nga  bangat  e  kësaj  shkolle  kanë  dalë  profesionistë  , teknikë  të  kualifikuar,    inxhinierë,   pedagogë  dhe  këta  janë  me  qindra  dhe  emrat  e  tyre  janë  të  skalitur   në  të  katër  anët  e  Shqipërisë, në  çdo  kantjer  apo  vepër  industriale  dhe  ne    ndjehemi  krenar  me  veprën  e tyre. 

      Edhe  sot  në  datëlindjen  e  60  të  saj , kjo  shkollë  me  një  planimetri  të  bukur  dhe  hapësirë  të  bollshme  vazhdon  si  ashtu  si  dje  të  jetë  po  aq  bujare  dhe  e   etur  me  dashurinë  e  kalimit  të  dijes  nga  njëri  brez  në  tjetrin .

     Të  mos  harrojmë  se  pas  fjalës  shkollë  nënkuptojmë  fjalën  mësues, i  cili  është  dhe  do  të  mbetet  përcuesi  i  dijes, i  edukimit  dhe  formimit  të çdo  nxënësi.

     Është  po  ai  mësues  si  gjatë  60  viteve  edhe  sot  vazhdon  me  të  njejtin  përkushtim  e  dashuri  të  shkrijë  gjithë  forcën  e  talentin  për  të  rilindur  shpirtra  njerëzorë.

    Dhe  ne si  mësues   kemi  një  mision, të përgatisim   të rinj, të  cilët  në  të  ardhmen  do  të jenë pjesë e Evropës, duke  treguar  me  dijen  tonë  se  fuqia  nuk  matet  me  madhështinë  e  vendit, numrin  e  banorëve,  por  matet  me  trurin  tonë, me  dijen  dhe  kapacitetin  tonë  intelektual  ,  sepse  shekulli  i  21    është  shekulli  i  dijes,  është koha  e  arsimit   profesional.

    Ndryshimet në ligj, kalimi i arsimit profesional nën administrimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë puna  e  bërë  nga  qeveria  për  promovimin  dhe  rëndësinë  e  arsimit  të  mesëm professional , bëri  të  mundur  që  prindërit  tashmë  ta  kuptonin  se  Shqipërisë  nuk  i  nevojiten  vetëm  ekonomistë, juristë  , por  se  ajo  ka  nevojë  dhe  për  profesionistë  apo  zanatçinj.

     Kjo  bëri  që  për  këtë  vit  të  ri  mësimor, ndryshe  nga  vitet  e  kaluara  të  kishim  prurje më  të  madhe    dhe  patëm  një  ngritje  të  cilësisë  së  nxënësve  duke  filluar  nga  nota  6. 5  e  lart  dhe  trendi  i  kësaj  shkolle    është  hapja  e  më  shumë  profileve  dhe  kurseve .

     Për  këtë  vit  shkollor  shkolla  jonë  numuron  ----------nxënës  të  cilët  janë  të  shpërndarë  në  këto  degë nga   klasa  e  X  deri  në   XIII

Profili  automekanikë         numëron  390  nxënës

Profili  mekanikë                 numëron  40  nxënës  profil  i  hapur  në  këtë  vit  shkollor

Profili  termohidraulikë    numëron 195  nxënës

Profili  përpunim  druri    numëron  102  nxënës

Profili  ndërtim                   numëron  75  nxënës

Profili  topografi                 numëron  94  nxënës

Profili  konfeksioneve      numëron  61  nxënës

Po  kështu  në  shkollën   kemi  dhe  sistemin  Part-  Time  me  -----  nxënës,   ku  japin  mësim  24  mësues  të  lëndëve  të  përgjithshme,  20  inxhinierë  mësues  të  lëndëve  profesionale si  dhe  15  instruktorë  të  praktikave  profesionale,

      Vetë  sistemi  i shkollës  sonë  2 +1 +1  të  bën  të  kuptosh se   shkolla profesionale është e ndarë në tre nivele.  

    Në nivelin e parë 2- vjeçar, nxënësit marrin deftesën dhe certifikatën në profesion, ku edhe me këtë certifikatë mund të dalin në tregun punës,

 Në nivelin e dytë  2 + 1  vjeçar nxënësit  marrin sërish dokumentin që kanë dhe të shkojnë në tregun punës,

 Në nivelin e tretë 2+ 1 + 1  vjeçar ku  nxënësit  rrisin profesionalizimin. dhe  ku mund të cilësohet si teknik i lartë,  në këtë rast ai mund të vazhdojë edhe studimet e larta.

       Mundësitë e punësimit për këta të rinj janë kompanitë private, të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme.

    Prandaj, shkolla jonë, profilet  e  saj  i kryejnë praktikat profesionale në punishte, kompani, firma ndërtimi , servise  të  ndryshme automjetesh  etj, të cilat përveçse mund të ofrojnë mbështetje në praktikën mësimore, mund të marrin edhe pjesën më të mirë të nxënësve dhe t’i punësojnë në strukturat e tyre.

     Po  shkon  drejt  një  marrëdhënie  të  re  Shkolla  profesionale  me  Qendrat  e  formimit  professional, të  cilat  të  lidhura  me njëra  tjetrën  do  të  çojnë  ,ë  para  arsimin  professional.

   Dhe  kjo  përvojë  po  shkon drejt  konsolidimit  duke  e  parë  praktikën  profesionale  si  domosdoshmëri  në  marrjen  e  zanatit  pranë  shkollës  sonë  është  ngritur  Bordi  i  shkollës  me  pjesmarrjen  e  zotit  Avenir  Kika , Ferdinant  Ibrahimit  e  të  tjerë  , të  cilët  po  kontribuojnë  në  këtë  drejtim, duke  e  bërë  shkollën  tonë  më  të  lidhur  me  botën  e  biznesit, duke  arritur  që  nxënësit  tanë,  në  profesionin  që  mësojnë  të  mësojnë  çdo  element  apo  fazë  në  të  cilën  kalon  profesioni  i  tyre.

     Në  këtë  drejtim  kemi  afrimin  dhe  ndihmën  e  ekspertëve , të  donatorëve  të  huaj  të  cilët  afrojnë  njohuri, eksperienca, bazë  materiale  nga  shtete  si  Gjermania, ,Zvicra,  Austria   etj,

    Por  kemi  ende  punë  për  të  bërë, kemi  ende  nevojë  për  ndihmë, që  shkolla  të  arrijë  qëllimin  e  saj  kërkohet  përmirësimi  i   kushteve  me  reparte  e  baza  prodhuese  për  kryerjen  e  praktikave  profesionale .

     Do  të  kërkonim   një  bashkëpunimi  më  të  gjërë  me  sektorin  privat, institucionet publike, kompanitë, shoqatat, federatat dhe dhomat e tregëtisë .

     Pajisjeve me kabinete të lëndëve teknike e të gjuhëve të huaja;

     Një  dokumentacion  shkollor më  bashkëkohor (Skelet kurrikula, Plane programe, tekste dhe materiale mësimore, sidomos atyre të lëndëve profesionale);



Gëzuar  60  vjetorin!

 

Gëzuar  Krishtlindjet  dhe  Vitin  e  Ri!

 

Jetë  të  gjatë  dhe  mirë   u  takofshim  në  përvjetorë  të  tjerë

 

                                                      Ju  faleminderit

                                                        Sami Vavla